Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në fshatin Buzë Madh, ku bisedoi me fermerët e kësaj zone mbi problemet e sektorit të bujqësisë.
Basha shprehet se rritja e çmimeve, mungesa e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës.
Basha gjithashtu thotë se “pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi”.
Postimi plotë:
Me banorë të fshatit Buzë Madh në Njësinë Administrative Cakran biseduam për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.
Rritja e çmimeve, mungesa e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës.
Korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë.
Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.
Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi.
Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë.