Vendosni fjalën kyçe....

Luftar Hysa i lidhur me kartelet? Gazetari Rusta godet fabulën e mbështetur në thashetheme të sponsorizuara


Gazetari Arsen Rusta  ka goditur fabulën e mbështetur në thashetheme për lidhjet e bizesmenit Luftar Hysa me kartelin Sinaloa.

Nëpërmjet një statusi, gazetari Rusta shprehet se nëse familja Hysa do të ishte e tillë, edhe nëse do ta falte Shqipëria, si mundet ta falnin vendet e mëdha si Kandaja apo Polonia.

Më tej Rusta aludon se statusi i biznesmenit të Luftar Hysës e ka vendosur atë në qendër të goditjeve për t’i marrë në këmbim shuma parash.

 

Statusi:

Pastrim parash ndërkombëtar për Kartelin Sinaloa! Mirë o mirë, po si pa masë sigurie?

Shpif shpif se diçka mbetet! Ja kështu familja Belshake ose lagja Hysë nga ku kam edhe unë origjinën na doli sërish në krye të narkotrafikut botëror. Po si jo, ata Karteli, Guzmari. Në rast se do ishte e tillë jam me JU! Ja i fali Shqipëria se takuan Kryeministrin. Po si i falka Kanadaja, Panamaja, Polonia?!

Për të gjithë Kolltukofagët me këtë familje mua më lidh origjina ime e fshatit nga ku jam rrit e jam nip! Asgjë më tepër. Por të risjellësh emrin e Luftarit si Pastures Parash pasi dështoi plani si Baron droge, është njësoj sikur të thuash që Shqiptarët janë qendra e Botës dhe pa ne ata smunden.

Smunden Meksikanët, Kanadezet, Panamezët e kë të doni tjetër.

Luftari PO është i pasur, srezulton të ketë vjedhur noi tender. Korruptuar ndonjë zyrtar publik apo arrestuar për drogë e pastrim parash. Ndoshta duhet goditet me i marrë noi lekë, a kjo mirë ja bëni nëse ai paguan! LUFTARI  e jo vetëm janë familje e madhe, kjo Po. Janë vëllezër e motër. Janë xhiz thuhet në fshatin tonë janë nga lagja HYSË por sjanë as vrasës e as gjobaxhinjë.

Shkruaj në Shqipëri të Shkoj në Meksisë ta marr Kandaja për ta përkthyer sërish Shqip, atëher PO. Kjo është reklama Falas!