Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi ashensori i një pallati në ndërtim te ish-Fusha e Aviacionit, është shkëputur nga një defekt.
Për pasojë ka ndërruar jetë një shtetas 58-vjeçar T.M.
Njoftimi:
Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.