Ne veri 600 njerëzve janë vrarë. Ndoshta do të ketë më shumë, qindra të tjerë”, tha ministri Ron Dermer për CNN.
Ndërkohë, më shumë se 2,000 njerëz janë plagosur.
“Trupat izraelite kanë vrarë qindra luftëtarë të Hamasit, kanë plagosur mijëra dhe kanë kapur shumë të tjerë”, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Gjatë natës së kaluar dhe në mëngjes, Izraeli hodhi raketa të shumta në drejtim të Gazës duke lënë atje mbi 400 të vrarë. Mijëra janë të plagosur nga të dyja palët, ku nuk mungojnë edhe fëmijët.
Sulmi i befasishëm i së shtunës ishte më vdekjeprurësi në Izrael në dekada. Gjatë sulmit që kapi Izraelin në befasi, persona të armatosur të Hamasit përdorën eksplozivë për të thyer gardhin kufitar që rrethonte Gazën, më pas kaluan në Izrael me motoçikleta, kamionçina, parashuta dhe varka të shpejta në bregdet.
Ata u futën deri në 22 zona mëngjesin e të shtunës, në qytete dhe komunitete të ndryshme deri në 24 kilometra nga kufiri i Gazës, ndërsa Hamasi lëshoi mijëra raketa në qytetet izraelite.
Luftëtarët e Hamasit morën një numër të panjohur civilësh dhe ushtarësh robër në Gaza. Një mori izraelitësh, të afërm me të zhdukurit, shkuan nëpër rajone policie në Izraelin qendror për të furnizuar hetuesit me mostra të ADN-së dhe mjete të tjera që do mund të ndihmonin në identifikimin e anëtarëve të familjes së tyre.