Izraeli është duke u përballur me sulme shkatërruese që pas sulmit të grupit militant palestinez të Hamasit.
Përveç pamjeve të sulmeve në rrjet po qarkullon një video që ka tërhequr vëmendjen në të cilën dëgjohen disa persona duke folur në gjuhën shqipe.
“Hini ma shpejtë hini ma shpejtë”, dëgjohen zërat në këtë video, e cila është filmuar në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, ndërsa në të shfaqen disa gra dhe fëmijë që janë duke u futur në një vend për t’u strehuar.