Ambasadorja e Izraelit në Tiranë Galit Peleg në një intervistë për emisionin “Open” kërkoi që qeveria shqiptare të klasifikojë Hamasin organizatë terroriste në të gjitha nivelet.
Peleg vlerësoi mbështetjen e marrë nga Shqipëria në të gjitha nivelet politike.
“Më duhet të them se jam mahnitur nga mbështetja që kemi marrë nga Shqipëria, në të gjitha nivelet politike. Telefoni im ka shpërthyer me mesazhe, nga anëtarë të parlamentit, nga partitë, drejtues biznesesh, nga gazetarë apo qytetarë. Qeverisë do t’i kërkoja atë që i kemi kërkuar dhe vendeve të tjera mike, për të respektuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Ne jemi vend demokratik, nuk sillemi si ata barbarë që sulmojnë Izraelin. Të sigurohemi që Hamasi të konsiderohet terroriste dhe nga Shqipëria në çdo nivel. Të mos negociohet, dhe mos të lejojmë transferimin e parave drejt kësaj organizate”-deklaroi Ambasadorja e Izraelit.