Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen tre persona në Elbasan, u kapën me mbi 20 kg kanabis dhe armë, shpallet në kërkim një tjetër


Tre persona janë vënë në pranga në qytetin e Elbasanit në kuadër të operacionit antidrogë të policisë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Nga të dhënat  e policisë, mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 22 kg kanabis, 2 armë gjahu, si edhe municion luftarak.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit S. M., 59 vjeç, Y. B., 47 vjeç dhe F. B., 35 vjeç, të tre banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. M., 33 vjeç, banues në Vlorë.

“DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Porosia”.

Operacioni, rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Elbasanit, në muajin maj 2023, dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Si rezultat i operacionit vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen rreth 22 kg kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike (disa prej tyre të realizuara në kuadër të megaoperacioneve “Rrjeti” dhe “Tempulli”), si dhe si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në bazë të informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, gjatë vitit 2023, këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Porosia”, njofton policia.