Vendosni fjalën kyçe....

“Dënojmë sulmet e Hamasit ndaj civilëve”, Ministri i Jashtëm takim me ambasadoren izraelite në Tiranë


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka takuar ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg.

Në një postim në platformën “X”, Hasani shkruan se Shqipëria mbështet Izraelin në këto momente të tmereshme, ndërsa shton se vendi ynë dënon fuqishëm sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilët po synojnë viktima të pafajshëm.