Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme i sekuestron 7 pasuri të paluajtshme ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj


Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartëm Guxim Zenelaj. Pasuritë e sekuestruara i kalojnë shtetit.

Zenelaj akuzohet për deklarim të rremë pasurie.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 7 prona të paluajtshme, 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Shëngjin të Lezhës si dhe një sipërfaqe rreth 1 mijë metra katrorë në Vlorë.

Njoftimi

“Bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti para Gjykatës kërkesën e konfiskimit të pasurive të subjektit Guxim Zenelaj (ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë).

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.26 datë 06.10.2023 ka vendosur ndërmjet të tjerave konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:

 Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;

  1. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  2. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;”