Al Arabiya raportoi se bombardimet izraelite kishin shënjestruar një zonë pranë fshatit Kafar Shuba në Libanin jugor.
Nuk pati viktima si rezultat i sulmeve, shtoi ai. Më vonë të dielën, lëvizja libaneze Hezbollah mori përgjegjësinë për sulmin në fermat Shebaa, raportoi Reuters, duke cituar një deklaratë të grupit.
Tre poste ushtarake izraelite, duke përfshirë një radar u vunë në shënjestër, tha Hezbollah, duke shtuar se kishte vepruar “në solidaritet” me popullin palestinez.
Zona e Fermave Shebaa, që është pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, pretendohet nga Libani si pjesë e territorit të tij.
Në një mesazh të mëvonshëm në X, ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar gjithashtu objektet e Hezbollahut në Fermat Shebaa me një dron.
Forca paqeruajtëse e OKB-së në kufirin izraelito-libanez, UNIFIL, tha në një deklaratë se kishte zbuluar disa raketa të lëshuara nga Libani juglindor drejt territorit të pushtuar nga Izraeli pranë Kafar Shuba, dhe breshëri artilerie nga Izraeli si përgjigje.
Pasi grupi palestinez Hamas filloi sulmin e tij të befasishëm ndaj Izraelit të shtunën, Hezbollah lëshoi një deklaratë duke uruar “popullin palestinez rezistent” për atë që e quajti një “operacion heroik në shkallë të gjerë”.
Ishte “përgjigje vendimtare ndaj okupimit të vazhdueshëm të Izraelit dhe një mesazh për ata që kërkojnë normalizim me Izraelin”, tha grupi.
Hezbollah tha se po e ndiqte nga afër situatën dhe se mbetet në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëheqjen e rezistencës palestineze.