Vendosni fjalën kyçe....

“Kjo mënyrë të foluri është prej katunari” – Evi Kokalari braktis emisionin e Rakipit


Evi Kokalari ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj drejtuesit të emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ishte e ftuar duke u larguar nga intervista.

Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se pse vendosi të bashkëpunojë me Lulzim Bashën ndërsa më herët e quante atë “gjobaxhi”. 

Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio. 

Pjesë nga debati:

Rakipi: O zonjë po pse vetëm Sali Berisha është hajduti i këtij vendi?

Kokalari: Po ç’lidhje ka Berisha?

Rakipi: Po a do të bëhesh politikane e madhe këtu dhe të marrësh pushtetin?

Kokalari: Ok. Go fuck yourself (çohet). Nuk bëhet, Kjo nuk është gazetari.

Rakipi: Ok. Faleminderit.

Kokalari: Lëri këtë mënyrë të foluri si katunar. Shko merru me Lapajn që i jepni platformëm, merru me Edi ramën që të lëviz ty nga karrigia se s’ke këllqe t’i thuash.

Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit, ti je bandë. Edi Ramës i kam thënë bandit.

Kokalari: Ty të mori karrigen ai.

Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Ti do të bëhesh këtu njeriu më qesharak. Ja do ta shikosh.