Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 400 palestinezë të vrarë e 2,300 të plagosur që nga e shtuna, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza


Të paktën 413 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 78 fëmijë dhe 2,300 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike në territor përbëjnë “një sfidë të madhe për sektorin mjekësor”, tha ministria, duke kërcënuar jetën e qindra të tjerëve që kanë nevojë për trajtim.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të shtunën se Izraeli do të ndalojë furnizimin me “energji elektrike, karburant dhe mallra” në Rripin e Gazës, megjithëse zëdhënësi ushtarak nënkoloneli Richard Hecht tha të dielën se vetëm energjia elektrike ishte ndërprerë, shkruan CNN.

Që atëherë, energjia është e disponueshme vetëm për një mesatare prej katër orësh në ditë, nga tetë orët e zakonshme.

Izraeli i ka shpallur zyrtarisht luftë Hamasit, i cili kontrollon Gazën, pas sulmit të befasishëm të grupit militant të shtunën. Që atëherë ajo ka goditur territorin me sulme ajrore.