Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ditën e sotme në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Në postimin në Facebook Rama u shpreh se ka diskutuar me Begajn temat e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në kryeqytet, si edhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron.
Kjo vizitë do të jetë e para bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.
“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar” – shkruan Rama.