Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky krahason sulmin e Hamasit me Rusinë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë një krahasim midis pushtimit rus të vendit të tij dhe inkursionit të grupit militant Hamas në Izrael, duke thënë se vetëm “rregullat dhe ligji ndërkombëtar” mund të sigurojnë paqen në mbarë botën, shkruan AP.

“E keqja është e njëtjë dhe i vetmi ndryshim është se ekziston një organizatë terroriste që sulmoi Izraelin, dhe këtu është një shtet terrorist që sulmoi Ukrainën,” tha Zelenskyy në një fjalim video të hënën në një asamble parlamentare të NATO-s në Kopenhagë.

“Uniteti ynë duhet dhe mund të ndalojë të keqen. “Të gjithë ata që sponsorizojnë terrorin le të ndiejnë fuqinë e zemërimit tonë. Dhe kushdo që ka nevojë për ndihmë për t’u mbrojtur kundër terrorit le të ndjejë fuqinë e solidaritetit tonë.” shtoi më tej ai.