Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Kroacisë i kërkon BE-së të heqin masat ndaj Kosovës dhe të takohen me përfaqësuesit e saj


Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç iu ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që të heqin masat ndaj Kosovës dhe të takohen me udhëheqësit e saj.

Ai ka akuzuar Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, se i ka vendosur këto masa bashkë me ekipin e tij dhe jo Këshilli i Ministrave.

Borrelli ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë ia ka dërguar një letër dhe i ka thënë se Kroacia nuk ka të drejtë të caktuar dhe kur e shkruan një fëmijë është një gjë, kur e shkruan Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian është një gjë tjetër dhe aty ka theksuar një sërë pasaktësish dhe të gënjeshtrave të pranuara, të cilat i thonë Kroacisë se nuk ka të drejta të caktuara, por ka të drejtë. Pra më sheh në sy dhe më gënjen. A duhet të hesht për këto gjëra? Pasi ekzistojnë masa të caktuara të Komisionit Europian dhe nuk guxojmë të flasim për komplotet e tyre dhe për veprimet e tyre të padrejta. Ata të cilët nuk kanë dëgjuar për faktin që Komisioni Europian ka masa ndaj Kosovës, i ftoj të gjithë që thyejnë këto masa, të shkelin këto masa dhe të takohen me përfaqësuesit e Kosovës dhe që t’i përsërisin këto”, ka deklaruar Milanoviç.