Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësimin se komuniteti ndërkombëtar e ka kthyer vëmendjen te “tragjedia” e shkaktuar nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, duke marrë përkohësisht një pozicion të dytë ndaj pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës, përcjell THE NEW YORK TIMES.
Ai paralajmëroi për rrezikun e shpërqendrimit të bashkësisë ndërkombëtare nga Ukraina, “që do të ketë pasoja”.
“Rusia është e interesuar të shkaktojë një luftë në Lindjen e Mesme, në mënyrë që një burim i ri dhimbjesh dhe vuajtjesh të mund të minojë unitetin botëror, të rrisë mosmarrëveshjet dhe kontradiktat dhe kështu të ndihmojë Rusinë të shkatërrojë lirinë në Evropë”, tha Zelensky.
Zelensky la të kuptohet gjithashtu se pushtimi i Rusisë dhe lufta në Gaza mund të parashikojnë një kërcënim edhe më të madh.
“E gjithë kjo është një kërcënim shumë më i madh nga sa e percepton bota aktualisht. Luftërat botërore të së kaluarës filluan me agresione lokale”, tha ai. Ai bëri thirrje për unitet ndërkombëtar, duke shtuar: “Ne e dimë se si ta kundërshtojmë këtë kërcënim.