Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar sërish për rezolutën e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës për Kosovën.
Ai ka shtuar 3 amendamente në këtë rezolutë për t’i dhënë zë më të fortë Parlamentit shqiptar në mbrojtje të Kosovës.
Këto amendamente i janë dërguar kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla dhe kryetares së Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Mimi Kodheli.
Postimi i Çollakut në FB:
Edhe pse nen shtrengimin e kohes jashtezakonisht te kufizuar (pasi vetem prej disa oresh jemi njohur me draftin e dakordesuar Rithemelim-Ps) draft i cili dakordeson palet te heshtin per Kosoven dhe te verteten e saj,per rrezikun qe i kanoset nga Serbia..,ne keto ora te vona kam pergatitur tre amendamente ne perpjekje per te korrigjuar Rezoluten e tre fjalive te pergatitur nga Rithemelim -PS,ne perpjekje per ti dhene ze me te forte Rezolutes qe do te duhet te mbroje parlamenti i Shqiperise per Kosoven.
————————
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
Nr.____ Prot.
Tiranë, më 11/10/ 2023
DREJTUAR:Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Kryetare Lindita Nikolla
PËR DIJENI:Komisionit për Politikën e Jashtme
Kryetare Mimi Kodheli
BAZA LIGJORE: Nenet 10/1, pika 1 gërma e); 71, pika 1; 99, pikat 3 dhe 4 të Rregullores së Brendshme të Kuvendit të Republikës së Shqipêrisë, miratuar me vendimin nr. 166, datë 16.12.2004.
E nderuar Znj. Kryetare
Jemi vënë në dijeni nga shtypi mbi tekstin e projekt rezolutës që parashikohet si pjesë e rendit të ditës për seancën plenare të datës 12.10.2023.
Bazuar në faktin që kjo projekt rezolutë nuk është parashtruar për shqyrtim nga Komisioni për Politikën e Jashtme, apo ndonjë Komision tjetër i përhershëm i Kuvendit, duke cënuar në këtë mënyrë mundësinë e parashikuar nga neni 71 i Rregullorës së Brendshme të Kuvendit për paraqitjen e amendamenteve në Komision; në faktin që teksti i rezolutës nuk na është vënë në dispozicion me qëllim paraqitjen e amendamenteve sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 99 të Rregullores së Brenshme të Kuvendit; me qëllim ushtrimin e të drejtave që Rregullorja sanksionon për deputetin, dhe me synimin për të dhënë një kontribut në përmirësimin e tekstit të projekt rezolutës po Ju dërgojmë amendamentet e mëposhtme për t’u parashtruar për diskutim në seancën plenare të datës 12.10.2023.
Kërkojmë që në tekstin e projekt rezolutës të përfshihen amendamentet si vijon:
– Parlamenti i Shqipërisë i bën thirrje 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, 4 prej të cilave edhe anëtare të NATO-s, që deri më sot nuk e njohin Kosovën të hedhin këtë hap të rëndësishëm, jo vetëm për Kosoven por për paqen e stabilitetin në Ballkan dhe Europë. Kjo do t’i hapte rrugë Kosovës të nisë proceset e anëtarsimit në NATO dhe do t’i mbyllte çdo hapësirë Serbisë dhe vendeve si Rusia qe e perdorin ate per destabilizimin e rajonit.
– Parlamenti i Shqipërisë i kërkon Bashkimit Europian revokimin e masave shtrënguese ndaj Kosovës ,pasi në kushtet aktuale ato po dëmtojnë në menyrë të padrejtë qytetaret e Kosovës. Ngjarjet e 24 shtatorit kërkojnë në reflektim edhe nga Bashkimi Europian në raport me Kosovën siç e ka theksuar dhe ndermjetesi europian Lajçak
– Parlamenti i Shqipërisë bazuar në fakte të pakundërshtueshme për rolin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit ndaj shtetit të Kosovës i kerkon Bashkimit Europian qëndrim të qarte dhe masa ndëshkuese ndaj Serbise, lidershipi i së cilës është angazhuar në akte dhe veprime që cenojnë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Deputet
Kreshnik Çollaku