Vendosni fjalën kyçe....

Dakordësia për rezolutën e Kosovës, reagon deputeti PD: Shqipëria nuk ka zë, duhet të buciste në mbrojtje të Kosovës


Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka reaguar në lidhje me dakordësinë për rezolutën e Kosovës që është arritur mes mazhorancës dhe një pjese të mirë të deputetëve të opozitës.
Sipas tij qeveria dhe Rimthemelimi ranë dakord për të heshtur dhe për të mos thënë asgjë.

Kjo rezolutë nuk dënon presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiç.

REAGIM I NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, KRESHNIK ÇOLLAKU

Për turp.
Rithemelimi dhe PS paskan rënë dakort të kalojnë një Rezolutë vetëm me tre pika për Kosovën,ku njëra prej të cilave është citimi i Rezolutës së Kosovës.
Kosova në rezolutën e saj aq ka mundur të thotë. Pozicioni i Kosovës aq i brishtë ndërkombtarisht aq i ka lejuar të thotë.
Por Shqipëria,e njohur ndërkombtarisht në cdo institucion ndërkombëtar dhe të sigurisë.
Shqipëria antare e OKB, Shqipëria antare e Nato duhet të buciste për Kosovën e në mbrojtje të Kosovës.
E pra Shqipëria nuk ka zë për Kosovën.
Shqipëria nuk ka zë për sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven.
Shqipëria nuk ka zë për trezikun e ndarjes se Kosoves.
Kuvendi Shqipërise nuk ka zë për Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan.
Kuvendi i Shqipërise nuk ka zë për armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia.
Kuvendi i Shqipërise nuk ka zë për bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves.
Kuvendi i Shqipërise nuk ka zë për te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan,dhe drejtues i drejtpërdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves.
Kuvendi i Shqipërise nuk ka zë te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova,Bosnie Hercegovina ,Mal i Zi.
Kuvendi i Shqipërise nuk ka zë për asnje nga keto ceshtje.
Kuvendi i Shqipërise ka vendosur te heshte,pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar për Te Mos Thene Asgje.
Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turpëruar për kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan.