Vendosni fjalën kyçe....

Dërgesa e parë e armëve nga SHBA mbërrin në Izrael


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avioni i parë me armë nga SHBA ka mbërritur në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor të martën vonë në mbrëmje.

“Bashkëpunimi mes ushtrive tona është një pjesë kyçe e sigurimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal në kohë lufte”, shkroi IDF në një postim në X (ish-Twitter).

 “Municioni i avancuar” në bordin e avionit do të lejojë “goditje të rëndësishme dhe përgatitje për skenarë shtesë” kundër grupit terrorist, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, sipas NewYork Post.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën amerikane për IDF-në në veçanti, dhe për shtetin e Izraelit në përgjithësi, gjatë kësaj periudhe sfiduese”, shtoi ai.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën se SHBA “ka shtuar municione dhe interceptues për mbrojtjen raketore [të Izraelit] Iron Dome”.