Vendosni fjalën kyçe....

Fotot pikante të revoltës studentore, nga vezët te manekini


Studentët e Universitetit të Mjekësisë zhvilluan ditën e sotme sërisht protestë kundër ligjit që i detyron ata të shërbejnë për disa në Shqipëri deri në 5 vite pas mbarimit të studimeve ose të paguajnë tarifën rreth 250000 në vit.

Ata kanë goditur me vezë ditën e sotme muret e Ministrisë së Arsimit në shenjë revolte ndaj mos përgjigjes nga institucioni.

Një pjesë e studentëve kanë lëshuar vezët në drejtim të dritareve duke thirrur “Ministria e Turpit”.

Ata kërkojnë një tryezë bisedimi për zgjidhje jodetyruese.