Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Evropian mban homazhe për viktimat në Izrael


Parlamenti Evropian mbajti homazhe për viktimat e sulmeve terroriste në Izrael, në prani të Presidentes së tij Roberta Metzola, Presidentëve të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të Këshillit Evropian Charles Michel, si dhe ambasadorit të Izraeli në BE Haim Regev.

U mbajt një minutë heshtje për viktimat në Izrael, dhe u këndua himni kombëtar i Izraelit dhe himni i BE-së.

“Faleminderit të gjithëve që janë me ne sot. Kjo është shumë e rëndësishme për popullin e Izraelit që ka pësuar sulmin më të tmerrshëm në shumë vite”, Metsola dhe shtoi se “Tubimi ynë sot këtu është simbolik, zëri ynë është i rëndësishëm dhe qëndrimi ynë i fortë kundër terrorizmit është kritik”.

“Me praninë tonë këtu shprehim solidaritetin tonë, dënojmë aktet e tmerrshme të terrorizmit dhe vrasjeve dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, tha presidentja e PE dhe vazhdoi duke thënë se “nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”.

“Hamasi është një organizatë terroriste, nuk përfaqëson aspiratat legjitime të popullit palestinez. Nuk ofron zgjidhje, por një gjakderdhje,” tha ajo.

Ajo që Izraeli përjetoi më 7 tetor në duart e Hamasit është “terrorizmi në formën e tij më të neveritshme”, tha Metsola, duke vënë në dukje se Hamasi vrau më shumë se 1000 njerëz të pafajshëm, gra, fëmijë, foshnja dhe burra, dhe ende ka mbi 100 pengje. “Ata hapën zjarr mbi qindra të rinj në festivale muzikore, duke vrarë pa dallim dhe i quajtën të vdekurit trofe”.