Vendosni fjalën kyçe....

Përfituan 30 mijë euro duke ofruar takime seksuale me profile false, nën hetim 3 adoleshentët në Tiranë


Tre të mitur akuzohen se kanë përfituar 30 mijë euro nga një skemë mashtrimi në rrjetet sociale. Ata kishin ngritur një rrjet profilesh false ku shtireshin si vajza dhe gjoja ofronin favore seksuale.

Një takim që supozohej se do bëhej në një shtëpi private të përdorur nga të akuzuarit ndërsa çmimi shkonte 100 euro ora ndërsa gjithë nata kishte një kosto prej 200 eurosh.

Në fakt e gjitha ishte një skemë e ngritur nga 3 të miturit, në të cilën kanë rënë të paktën 150 qytetarë. Bisedat kryheshin në rrjetet sociale, më së shumti Instagram ndërsa aty caktohe vendi e shuma që duhej paguar.

Skema përfshinte lënien e pagesës në dritaren e banesës e pas kësaj të miturit që kishin hapur qindra llogari false në Instagram i mbyllnin ato dhe u bënin bllok personave më të cilët kishin biseduar.

Nën hetim për skemën janë tre të mitur të moshave 16-17 vjeç.

Në vitin 2022 janë bërë 13 denoncime në Policinë e Tiranës për mashtrime online. Viktimat e këtyre rasteve kanë paguar nga 50 euro deri në 1.300 euro, për të përfituar shërbime seksuale me vajza me profile të rreme.

“Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin”, thuhet në njoftimin e policisë.