Qeveria ka rihapur garën për anëtarin e ri të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes FInanciare, i cili do mbajë postin e kreut të përgjithshëm të institucionit.
Gara u shpall më 20 shtator ndërsa afati i dorëzimit të dokumenteve ka qenë deri më 29 shtator. Afati i ri është përcaktuar 23 tetori.
Lista e kandidatëve në shpalljen e parë përbëhej nga Pajtim Melani, Redi Lleshi, Armand Reveli dhe Petrit Perhati.
Vendi i kreut të AMF-së mbeti bosh pas emërimit të Ervin Metes si ministër Financash.