Me anë të një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se “nesër pa debate te gjata shterpë te ecim me votimin ne Kuvend te Rezolutës për ngjarjet e 24 shtatorit ne Kosove, sepse boll u vonua Parlamenti ne mënyrë te turpshme për shkak vetëm te Rames dhe rilindjes”.
Reagimi i Vasilit
Me ne fund rilindasit u tërhoqën nga turpi dhe bene atë ju kërkova publikisht ne sallën e Kuvendit!!
Jua thashë qe ne seancën e shkuar te Kuvendit, qe te pranohet Rezoluta e Kuvendit te Kosovës.
Jua thashë serish sot ne mëngjes qe nuk kishte rruge tjetër dhe se rezoluta e rilindjes ishte e papranueshme dhe se duhet te kemi një Komb një qëndrim dhe te pranojmë Rezolutën e Kosovës.
Sot pasdite rilindasit nuk kishin nga te lëvizin dhe pranuan Rezolutën e Kuvendit te Kosovës si pjese e Rezolutës se Kuvendit te Shqipërisë.
Nesër pa debate te gjata shterpë te ecim me votimin ne Kuvend te Rezolutës për ngjarjet e 24 shtatorit ne Kosove, sepse boll u vonua Parlamenti ne mënyrë te turpshme për shkak vetëm te Rames dhe rilindjes.