Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti te liqeni, shoqërohet kushëriri i Ervis Martinajt


Shoferi i automjetit BMW X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit rreth dy muaj më parë, Emiljano Nina, është shoqëruar nga policia, sipas News 24.

Nina, i cili është kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin luksoz dhe mori targat e tij me vete, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.

Ndalimi i tij u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit Rrugor të Tiranës dhe Komisariatit nr. 4.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka përfunduar në digën e liqenit.