Vendosni fjalën kyçe....

Blinken flet nga Tel Avivi: Amerika do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar Izraelin


Blinken ndodhet në një takim me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai thotë se është mirënjohës që është kthyer në Izrael gjatë një momenti ‘tepër të vështirë’ për të gjithë botën.

“Është e pamundur për mua të shikoj fotot e familjeve të vrara dhe të mos mendoj për fëmijët e mi”, thotë ai.

“Fëmijët e masakruar, trupat e përdhosur, të rinjtë djegur të gjallë, gratë e dhunuara, prindërit e ekzekutuar para syve të tyre, fëmijët  para prindërve të tyre. “Si ta kuptojmë këtë”? pyet ai 

Blinken përgëzon trimërinë e qytetarëve izraelitë. Gjithashtu ai u shpreh se kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë mbretërimin e terrorit të Hamasit, raporton  BBC.

“Hamasi ka vetëm një axhendë , për të shkatërruar Izraelin dhe për të vrarë hebrenjtë” u shpreh Blinken. 

Megjithatë, ai paralajmëron se duhen marrë masa paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo kombësie.

“Prandaj është kaq e rëndësishme që të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo besimi dhe të çdo kombësie” vijoji më tej Blinken.