Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në një pllakë balte teorema e Pitagorës…1000 vjet para lindjes së tij


Nëse studioni matematikën prej një kohe mjaft të gjatë, ka të ngjarë të keni sharë emrin e Pitagorës, ose të keni thënë ‘faleminderit Pitagorës’ nëse jeni adhurues i trekëndëshave.

Pitagora ishte një figurë e rëndësishme historike në zhvillimin e matematikës, për ekuacionin e lidhur me të (a2 + b2 = c2).

Megjithatë ekziston një pllakë e lashtë babilonase (me emrin tërheqës IM 67118) e cila përdor teoremën e Pitagorës për të zgjidhur gjatësinë e një diagonaleje brenda një drejtkëndëshi. Pllaka, me gjasë e përdorur për mësimdhënie, daton nga viti 1770 p.e.s (para erës sonë), shekuj përpara se Pitagora të lindte rreth vitit 570 p.e.s.

Një tjetër pllakë nga vitet 1800-1600 p.e.s ka një katror me trekëndësha të etiketuar brenda. Përkthimi i shenjave nga baza 60 – sistemi i numërimit i përdorur nga babilonasit e lashtë – tregoi se këta matematikanë të lashtë ishin të vetëdijshëm për teoremën e Pitagorës (që nuk quhet kështu), si dhe koncepte të tjera të përparuara matematikore.

“Përfundimi është i pashmangshëm. Babilonasit e dinin lidhjen midis gjatësisë së diagonales së një katrori dhe anës së tij: d=rrënja katrore e 2,” shkruan matematikani Bruce Ratner në një punim mbi këtë temë.

Por, pse kjo iu atribuua Pitagorës? Asnjë shkrim origjinal nga Pitagora nuk ka mbijetuar. Ajo që ne dimë për të u transmetua nga të tjerët, veçanërisht nga pitagorianët, anëtarë të një shkolle që ai ngriti në atë që sot është Italia jugore moderne.

Shkolla, e quajtur Gjysmërrethi i Pitagorës, ishte e fshehtë, por njohuritë e mësuara ose të zbuluara atje përcilleshin dhe shpesh i atribuoheshin vetë atij.