Kryeministri Edi Rama në mënyrë të kalkuluar e ka injoruar homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti në stadium ditën e sotme.
Rama e ka lënë Kurtin në shoqërinë e zëvendëses së tij Belinda Balluku ndërkohë që edhe vetë ishte pak metra nga tribuna ku qëndronte Kurti.
Duket se mosmarrëveshjet dhe përplasjet me Kurtin janë transferuar edhe në shkallët e stadiumit Air Albania në sfidën përballë Republikës së Çekisë.
Rama qëndroi në tribunën kryesore së bashku me familjen e tij dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Më herët Kurti lajmëroi ardhjen në Shqipëri për sfidën ndaj Çekisë i shoqëruar nga Lulzim Jashari djali i Adem Jasharit./Hashtag.al