Në pritje të nisjes së seancës së sotme plenare, një grup minatorët janë mbledhur sot para Kuvendit ndërsa protestojnë për plotësimin e kushteve të tyre.
Me pankarta në duar, minatorët kërkojnë që të miratohet statusi i minatorit.
‘Statusin e minatorit, mos prisni të na e jepni pas vdekje’, lexohet në një prej pankartave të protestuesve. Ata kanë bllokuar rrugën për deputetët të cilët po hyjnë në Kuvend.