Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë turistja gjermane, po ngjiste malin në Shalë, rrëshket në greminë dhe ndërron jetë


Një turiste gjermane ka humbur jetën sot teksa ishte duke ngjitur malin në Shalë, Shkodër.

Turistja gjermane ishte së bashku me një shtetas tjetër gjerman në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”.

Ajo rrëshkiti dhe ra në një greminë.

Si pasojë e dëmtimeve nga rënia ajo nuk mbijetoi dot dhe kur u gjet trupi i saj ishte e pajetë.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.