Vendosni fjalën kyçe....

Përballja tejet e rëndësishme ndaj Çekisë, zbulohet formacioni i mundshëm i kuqezinjve


Sot Shqipëria luan një ndeshje tejet të rëndësishme për sa i përket kualifikimit në Euro 2024, ku do të presë në Tiranë një nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë si Çekia.

Për takimin e sotëm trajneri Sylvinho duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit Broja, cili është i dëmtuar. Mungesë tjetër me peshë është ajo në mbrojtje ku Ismajli ka pësuar një dëmtim.

Në fushë pritet të zbresë i njëjti formacion si në ndeshjen e vajtjes ndaj Çekisë.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1)

Portier: Berisha

Mbrojtje: Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Hysaj

Mesfushë:  Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani

Sulm: Cikalleshi