Vendosni fjalën kyçe....

Rama: KFOR-i të sigurojë veriun e Kosovës, plani franko-gjerman për Asocacionin i hap rrugën njohjes


Kryeministri Rama shprehu mbështetjen e tij për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij në Kuvend ai theksoi se i qëndronte propozimit për marrjen e sigurisë së veriut të Kosovës nga KFOR-i.

Kreu i qeverisë shtoi se mosthemelimi i Asociacionit sipas planit franko-gjerman është më i miri i mundshëm dhe i jep Kosovës mundësinë e madhe për të ecur përpara me integrimit në institucionet ndërkombëtare e njohjen përfundimtare.

“E kam thënë në samitin e NATO-s mbi domosdoshmërinë e marrjes së veriut të Kosovës nga KFOR-i. Fokusimi të suksesi e jo dështimi të planit franko-gjerman të krijimit të Asociacionit të komunavve serbe në veri të Kosovës. Të mosmbajtjes së një litari në këmbët e Kosovës që e pengon atë nga përparimi dhe ecja e integrimit në institucionet ndërkombëtare. Ai Asociacion duke mos u bërë është kthyer në një litar që po pengon Prishtinën. Ai litar duhet këputur ndryshe do kthehet në pengesë për Kosovën.  Kosova rrezikon sot ta humbasë atë që i suguron plani franko-gjerman për të fituar në luftën diplomatike me Serbinë duke humbur besimin e respektin të atyre që e njohën si shtet të pavarur, të atyre që janë zotuar ta çojnë drejt njohjes ndërkombëtare.  Nëse Asociacioni bëhet si duhet në bashkëpunim me aleatët, Serbia nuk do lëvizë dot aq lehtë siç ka bërë deri tani nga Brukseli në Uashington. Asociacioni i bërë në kornizën e Kushtetutës së Kosovës do i hiqte atij çdo mundësi destabiliteti. Këtë e di edhe bufi.” – tha Rama.