Vendosni fjalën kyçe....

Të veshur kuq e zi me flamuj dhe duke kënduar , tifozët grumbullohen rreth stadiumit


Festa e tifozëve të kombëtares kuq e zi ka nisur kur duhen edhe rreth 2 orë nga nisja e sfidës përballë Republikës Çeke.

Tifozët e shumtë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë mbledhur dhe kanë nisur grumbullimin e drejt stadiumit “Air Albania”.

Sfida ndaj Çekisë është e vlefshme për kualifikueset në Evropianin 2024.

Shqipëria ndodhet në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë e ndjekur nga Çekia me 8 pikë por me një ndeshje më pak.