Shtyhet për në 17 tetor seanca e parë të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit në GJKKO.
Avokatët kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të Prokurorisë si dhe kërkuan dorëheqjen e anëtares së trupit gjykues, Etleva Doda. Të pranishëm në seancë ishte ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi si dhe një media greke.
Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.