Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Lushnja: Detyrimet tona ndaj të përndjekurve, shtysë për të reflektuar mbi rolin e PD-së


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnjë.

Basha e quajti detyrim moral të Partisë Demokratike për përgjegjësinë që ka për të mbrojtur vlerat nga trashëgimia dhe historia e së djathtës.

 “Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnjë, për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë. Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike. Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të mbrojtur atë që është e vlefshme nga trashëgimia jonë dhe nga historia e të djathtës. Për pastrimin e emrit të saj, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e Partisë Demokratike”, -shkruan Basha në rrjetet sociale.