Kryetari i PD, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Lushnjë nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe sektorin e bujqësië.
Në Fier-Shegan, nga sera e fermerit Armend Cjapi, Basha ndërsa renditi problemet e bujqësisë, drejtori gishtin e akuzës ndaj qeverisë që sipas tij, më vend që të ndihmojë fermerët, fondet e BE i ndan për resorte e vila të qeveritarëve.
Basha thotë se dhënia fund e pandëshkueshmërisë në çdo nivel të qeverisjes dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, janë prioritare për Partinë Demokratike.
Postimi i Bashës:
Në Fier-Shegan, në serën e Armend Cjapit, me të cilin bisedova për problemet e shumta të sektorit të bujqësisë.
Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitëet të hidhur ekonomik.
Një nga çështjet kryesore që kam dsikutuar gjatë në çdo takim me fermerët anembanë vendit, është ajo e korrupsionit me fondet e bujqësisë. Indinjata e tyre është e madhe, sepse kjo padrejtësi dëshmon jo vetëm babëzinë e kësaj qeverie, por edhe arrogancën me të cilën kanë tjetërsuar fondet IPARD të BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.
Ndaj dhënia fund e pandëshkueshmërisë në çdo nivel të qeverisjes dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, janë prioritare për Partinë Demokratike, implementimi i të cilave do të ndihmojë çdo sektor të jetës ekonomike dhe politike, duke prodhuar mirëqenie për qytetarët shqiptarë.