Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj nga Konferenca e “Roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit”, tha se Shqipëria ka humbur shumë kohë në procesin e Integrimit.
Gjithashtu ajo ndau lajmin e mirë për reduktimin e tarifave roaming.
“Kemi humbur shumë kohë në procesin e integrimit. Po ashtu duhet të theksoj se duhet të jemi më shumë në kontakt me parlamentet e tjera. Jam e kënaqur që shoh se më në fund Parlamentet janë duke diskutuar mes tyre në këtë iniciativë të rëndësishme që është Procesi i Berlinit. Marrëveshja që u ratifikua vitin e kaluar ishte pjesë e Procesit të Berlinit. Disa marrëveshje do të nënshkruhen të hënën. Nga 1 tetori ne do të reduktojmë tarifat roaming. Ky është një lajm shumë i mirë.”, u shpreh Bregu.