Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Informacionit e Izraelit njofton dorëheqjen


Ministrja izraelite e Informacionit Galit Distel-Atbaryan njoftoi të enjten vonë se synon të japë dorëheqjen.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti im si ministre e Informacionit dhe falënderoj kryeministrin Benjamin Netanyahu për besimin”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj.

Kjo shënon dorëheqjen e parë nga formacioni i qeverisë së Netanyahut që nga përshkallëzimi i fundit në Gaza.

“Kthehem t’ju shërbej nga Knesset (parlamenti)”, shtoi Galit, e cila është anëtare e partisë Likud.

Konflikti i vazhdueshëm filloi kur grupi palestinez Hamas nisi operacionin ‘Al-Aksa Flood’, një sulm i befasishëm që përfshinte një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Ushtria izraelite nisi operacionin ‘Shpata e Hekurt’ kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës si përgjigje. Deri tani mijëra civilë kanë humbur jetën nga të dyja palët.