Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi sot rrethimin e Rripit të Gazës nga ushtria izraelite si “të papranueshëm”.
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi sot rrethimin e ushtrisë izraelite të Rripit të Gazës si “të papranueshëm”, duke e krahasuar atë me rrethimin nazist të qytetit sovjetik të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore, percjell Reuters.
Sipas Putinit, Izraeli po përgatitet të bëjë diçka “të ngjashme me rrethimin e Leningradit” në Gaza.
“Kjo është e papranueshme. Më shumë se dy milionë njerëz jetojnë atje.
Jo të gjithë e mbështesin Hamasin”, tha presidenti rus në një konferencë për shtyp në Bishkek, kryeqyteti i Kirgistanit, ku po viziton.