Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria, e para në Europë për rritjen e fluturimeve tregtare në muajt e verës


Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët ka rritur ndjeshëm fluturimet tregtare në muajt e verës.

Sipas Eurostat, që ka publikuar të dhënat për fluturimet tregtare sipas vendeve raportuese, të përpunuara nga “Monitor”, Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të fluturimeve tregtare në periudhën e verës qershor-shtator.

Sipas Eurostat u regjistruan gjithsej 19.3 mijë fluturime për katër muajt e sezonit (qershor-shtator), me një rritje prej 27.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vend të dytë është Serbia, me rritje prej 27.76%, ndërsa e treta është Çekia me zgjerim 19.4%.

Rritja e fluturimeve është mbi dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europoan, prej rreth 13% për periudhën e verës.

Në Shqipëri në korrik dhe gusht për herë të parë u regjistruan më shumë se 5 mijë fluturime/muaj.

Për gjithë 8 mujorin, fluturimet në Shqipëri janë rritur me 22%, pas Serbisë (27.4%), Maltës (25), Qipros (24), Maqedonisë së Veriut (23.4%), Islandës (23.2%). Në muajt e verës, ritmet e rritjes së fluturimeve u përshpejtuan, duke bërë që Shqipëria të kalojë në vend të parë gjatë periudhës së sezonit.

Europa nuk e arrin ende nivelin e 2019-s

Sipas Eurostat, në shtator 2023, kishte 605 806 fluturime komerciale në BE, duke shënuar një rritje prej 7,9% krahasuar me numrin e fluturimeve në shtator 2022. Megjithatë, shifra mbeti 8,9% më e ulët se numri i fluturimeve për të njëjtin muaj në 2019.

I njëjti trend ishte i dukshëm gjatë gjithë qershorit – gushtit. Të gjithë muajt panë një rritje të ndjeshme krahasuar me 2022 – qershor (6.9%), korrik (7.4%) dhe gusht (6.6%), por shifrat ishin ende nën ato të 2019: qershor (-10.4%), korrik (-9.0%) ) ) dhe gusht (-8.5%).

Duke parë të dhënat kombëtare për shtator 2023, vetëm 6 vende kanë tejkaluar numrin e fluturimeve të tyre nga 2019. Greqia (+10.9%), Portugalia (+9.0%), Qipro (+5.9%), Kroacia (+2.6%), Irlanda ( +1.4%) dhe Malta (+0.7%) kanë tejkaluar shifrat e vitit 2019 dhe kanë parë një rritje të numrit të fluturimeve.

Në të kundërt, Letonia (-30,4%), Finlanda (-30,2%), Estonia (-25,4%), Suedia (-24,1%) dhe Sllovenia (-22,9%) janë larg shifrave të vitit 2019.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor