Presidenti rus Vladimir Putin nga samiti i Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Bishkek, Kirgistan komentoi luftën mes Hamasit dhe Izraelit.
Gjatë fjalimit të tij, Putin tha se Izraeli u përball me një sulm brutal, por u përgjigj po aq brutalisht, duke shtuar se Rusia ishte e gatshme të vepronte si ndërmjetëse midis kombeve në një numër konfliktesh globale, sipas RT.
Putin tha se jo të gjithë në Gaza e mbështesin Hamasin.
Duke folur për konfliktin në Ukrainë, ai tha se nuk do të habitej nëse Kievi do të përpiqej t’i shesë armë edhe Rusisë: “Ata do të shesin gjithçka”. tha Putin.