Vendosni fjalën kyçe....

Tre vende vakante në KLP, zgjidhet anëtari i parë


Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot një nga 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota. Sakaq, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme.

Mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.

 

Kandidatët Për shkallët e para:

-Edina Kurti, Durrës

-Edlira Bako, Elbasan;

-Elsa Miha, Tiranë;

-Olger Minaj Korçë;

-Vatë Staka, Shkodër