Vendosni fjalën kyçe....

Video/ ‘Solidaritet dhe mbështetje për popullin izraelit’, Metsola dhe Von der Leyen mbërrijnë në Izrael


Metsola, një politikane e qendrës së djathtë, pritet të bëjë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve, duke kërkuar gjithashtu krijimin e një korridori humanitar dhe mbrojtjen e infrastrukturës civile në Gaza, raporton agjencia e lajmeve Timesofmalta.

“Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh solidariteti pas sulmit më të keq terrorist që ka përjetuar Izraeli në breza. Terrori nuk do të mbizotërojë. Mënyra se si ne reagojmë ka rëndësi. Ne mund, ne duhet të ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë atë që mundemi për të zbutur pasojat humanitare”, shkroi Ursula në një mesazh në X (ish-Twitter)

Gjithashtu Von der Ley postoi edhe një video të mbërritjes së saj në Izrael.