Miliona njerëz në kontinentin amerikan po shijojnë ngjarjen astronomike të kësaj të shtune ku është duke u zhvilluar eklipsi diellor.
Eklipsi do të jetë i dukshëm përgjatë një shtegu që mbulon pjesë të Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe disa vende në Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut.
Kjo ngjarje ndodh kur Hëna kalon drejtpërdrejt përballë Diellit, por duket shumë e vogël për të mbuluar plotësisht sipërfaqen e Diellit – duke rezultuar në atë që duket si një unazë zjarri në qiell.
Njihet gjithashtu si një eklips diellor unazor.
Të gjithë në 48 shtetet e SHBA do të kenë mundësinë të shohin të paktën një eklips të pjesshëm.
Gjatë një eklipsi unazor, nuk është kurrë e sigurt të shikosh drejtpërdrejt diellin pa mbrojtje specifike për sytë ndaj këtij eklsipsi.
Fenomenin qiellor mund ta ndiqni live këtu: