Evi Kokalari ka reaguar në rrjetin e saj Facebook ku duket shumë e indinjuar për mbylljen e dyerve të organizates “VATRA.
Ajo akuzon kryetarin Elmi Berisha se ka ndërruar brravën dhe i bën thirrje Ilir Metës që t’i japë urdhër të japë dorëheqjen drejtuesi i VATRA-s.
Kokalari kërkon të mos e mbajnë më peng organizatën pasi kjo organizatë sipas saj ështe blerë që në kohën e Agim Karagjozit.
“Kjo organizate i perket anetareve te saj dhe jo kryetarit. Boll na sollet politikeberjen komuniste dhe korruptive te Tiranes ne New York“, është shprehur në fund Kokalari.
Reagimi:
Vatra sot mbyll dyert dhe le perjashta anetaret e saj, disa prej te cileve kishin ardhur nga larg.
Ne fakt, ishte Elmi Berisha, kryetari, ai qe i la jashte, dhe nderroi bravat. Burime te Vatres me thone qe Berisha ka bere dhe nje denoncim ne polici ku akuzon anetaret se mund te hyjne me force. Ky eshte nje absurditet sepse kjo vater eshte blere ne kohen e Agim Karagjozit pikerisht per te pasur hapur dyert per anetaret e saj dhe komunitetin.
Ilir Meta ben mire ti jap urdher zagarit te tij, te jap dorehqjen dhe mos e mbaj me peng kete organizate, sepse se shpejti do ti kthehet kunder e gjithe diaspora.
Kjo organizate i perket anetareve te saj dhe jo kryetarit. Boll na sollet politikeberjen komuniste dhe korruptive te Tiranes ne New York.