
7 shqiptarë i kanë shpëtuar luftës në Izrael edhe kanë mbërritur në atdhe mbrëmjen e djeshme. Lajmin është bëri të ditur ministria për Punët e Jashtme dhe Evropës e cila lajmëroi se mes tyre ishte edhe një i mitur.
“Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur”.
Pasi kanë mbërritur në Shkup, nën kujdesin e MEPJ, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”.-thuhet në njoftimin e ministrisë.