Vendosni fjalën kyçe....

Omonia publikon raste të reja abuzimesh me pronat në Himarë, në shënjestër Jorgo Goro


Organizata e minoritetit grek ‘Omonia’ ka publikuar raste të reja abuzimesh me pronat në Himarë, ku ka vendosur në shënjestër kryetarin aktual të kësaj bashkie Jorgo Goron, ndaj të cilit është ngritur edhe një padi lidhur me këtë çështje, nga Fredi Beleri, kryebashkiaku i ri i zgjedhur.

Sipas organizatës Omonia, në Himarë ‘të fortët’ e Himarës po tjetërsojnë pronat nga dita në ditë, duke iu referuar konkretish shtetasit Ilir Brokaj, i cili po përfiton leje ndërtimore falë miqësisë me Jorgo Goron ose nga haraçet që i ka dhënë këtij të fundit.

Më tej kjo organizatë citon se  :

“KKRT i ka dhënë bashkisë Himarë lejen zhvillimore dhe e autorizon këtë të fundit të vazhdojë procesin për pajisjen e subjektit “Queen Elisabet” sh.p.k në pronësi të Ilir Brokajt. Ky subjekt zhvillon aktivitet mbi pronat e ligjshme të familjeve Shkurti, Neço-Zbogo, Jeto, Lato, Dhima. Pronat janë trajtuar me ligjin 7501 nga familjet e mësipërme, por në fakt këto prona nuk u janë dhënë dhënë familjeve në fjalë, por janë trajtuar si prona të z.Brokaj dhe bashkisë Himarë, Jorgo Goros, i cili më pas ka dhënë leje ndërtimi në to.Goro ka dhënë leje ndërtimi mbi këto prona, pa vërtetuar statusin juridik të pronave që është minimumi juridik që duhet të bëjë ai dhe stafi i tij në këtë rast.”

 

Denoncimi i Organizatës Omonia:

Në Himarë pavarësisht denoncimeve tona të përditshme vijon ende tjetërsimi i pronave, rastet abuzive, paligjshmëria si dhe shkelja e të drejtave mbi pronën e të gjithë qytetarëve himarjotë.

Ashtu siç kemi bërë gjithmonë  edhe sot, po vazhdojmë të denoncojmë publikisht një tjetër rast të abuzimeve dhe tjetërsimeve të pronës nga “të fortët” e Himarës, të cilët kanë miqësi me kryetarin e larguar me votën qytetare nga detyra e kryebashkiakut, Jorgon e famshëm të zullumeve me pronat. Denoncimi  nuk do të mbetet vetëm në kuadrin publik, ndërsa ju bëjmë me dije se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, megjithëse është i burgosuri politik i pushtetit, ka ngritur një padi penale për këtë çështje.

Ilir Brokaj është një tjetër emër “i fortë” i Himarës, i cili përfiton leje ndërtimore vetëm falë ndoshta miqësisë me Jorgo Goron ose ndoshta ndoshta pagesës së haraçeve që i është dhënë Goros, tjetërsuesit të pronave nga z.Brokaj. Më saktësisht po ju tregojmë në detaje se Ilir Brokaj ka një vërtetim hipotekor, për rreth 6 mijë metra katrorë tokë në Himarë që pretendon se e ka blerë nga Sindikata e Shqipërisë. Vlen të theksohet se në  të gjitha ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë, sindikata ka në  pronësi të  gjitha godinat , por jo truall.

KKRT i ka dhënë bashkisë Himarë lejen zhvillimore dhe e autorizon këtë të fundit të vazhdojë procesin për pajisjen e subjektit “Queen Elisabet” sh.p.k në pronësi të Ilir Brokajt. Ky subjekt zhvillon aktivitet mbi pronat e ligjshme të familjeve Shkurti, Neço-Zbogo, Jeto, Lato, Dhima. Pronat janë trajtuar me ligjin 7501 nga familjet e mësipërme, por në fakt këto prona nuk u janë dhënë dhënë familjeve në fjalë, por janë trajtuar si prona të z.Brokaj dhe bashkisë Himarë, Jorgo Goros, i cili më pas ka dhënë leje ndërtimi në to.Goro ka dhënë leje ndërtimi mbi këto prona, pa vërtetuar statusin juridik të pronave që është minimumi juridik që duhet të bëjë ai dhe stafi i tij në këtë rast.

Theksohet gjithashtu se pronarët janë në proces gjyqësor me Ilir Brokaj, Jorgo Goron dhe Sindikatën Shqipëtare, ku për momentin ka dalë madje edhe një vendim pezullimi i punimeve në pronat në fjalë.IKMT dhe bashkia Himarë nuk e zbaton vendimin e pezullimit të punimeve pavarësisht se ky i fundit është i shkruar “e zeza mbi të bardhë” si vendim zyrtar edhe i gjykatës së shkallës së parë në Vlorë.Madje edhe institucionet e sipërpërmendura janë njoftuar me shkrim për këtë vendim, por pavarësisht kësaj vazhdojnë mos ta zbatojnë.

Ky rast flagrant, lehtësisht i vërtetueshëm pasi disponohen të gjitha dokumentacionet përkatëse, tregon qartë korrupsionin, tjetërsimin e pronave në Himarë, i cili vazhdon duke rritur ritmet çdo ditë edhe më tepër.