Pak minuta pas orës 17:00, Pallati i Versajës u evakuua gjithashtu pas një kërcënimi për bombë, tha një burim policor.
Alarmi u ngrit pas një informacioni anonim në faqen e internetit moncommissariat.fr, tha burimi për AFP. Versaja nuk do të rihapet për publikun sot.
Siç raporton gazeta “Le Figaro”, qeveria mobilizoi trupat elitare Sentinel ”, një ditë pas sulmit të përgjakshëm me thikë në një shkollë të mesme në Arras, ku mësuesi Dominique Bernard mbeti i vrarë në çast dhe tre të rritur të tjerë u shtruan në spital në një gjendje e rëndë.
🔴🇫🇷 DIRECT Le Château de #Versailles a été évacué après une alerte à la bombe.#attentat
— – Le Direct Info 🔴 (@LeDirectInfo) October 14, 2023
Ky akt u cilësua si “terrorizëm islamik” nga presidenti i Republikës Emmanuel Macron.
Sot, Pallati Elyze njoftoi vendosjen e 7000 trupave në territorin francez .
“Këta ushtarë “do të patrullojnë deri të hënën në mbrëmje dhe deri më vonë,” sqaroi Elysee, nën frikën se konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit do të shtrihet edhe në Paris.
Muzeu i Luvrit në Paris i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, dhe është mbyllur në paraditen e së shtunës, pas pranimit të një kërcënimi me shkrim.
Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.
Policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin.