Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se Parku Ekologjik i Durrësit është nominuar për çmimin më prestigjioz të arkitekturës Mies van Der Rohe.
Sipas Ramës ky është një sukses i vizionit të Rilindjes Urbane dhe pasionit të qeverisë për ta ngjitur Shqipërinë në një majë të re.
Parku Ekologjik i Durrësit, dikur ka qenë një vendgrumbullim plehrash, tashmë është shndërruar në flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor.
Postimi i Edi Ramës në FB:
Jam vërtet i lumtur të ndaj këtu lajmin se projekti ynë i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finalen e çmimit më prestigjoz botëror të arkitekturës
Komiteti përzgjedhës i Çmimit Mies van Der Rohe ka vlerësuar transformimin e shkëlqyer të një gangrene urbane plehrash, që dikur i shërbente kronikave turpëruese për Shqipërinë në mediat e botës, në një flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor:
https://miesarch.com/work/5462.
Kjo arritje tjetër e vlerësuar botërisht është vetëm dëshmia e radhës e vizionit fitues për këtë vend të Rilindjes Urbane dhe e pasionit e këmbënguljes sonë për ta ngjitur Shqipërinë në një majë të re
Le të vazhdojmë me këmbëngulje vetëm përpara, duke u bashkuar të gjithë për Shqipërinë e Pastër, si edhe duke bërë çdo përpjekje që punët e bukura të shtohen bashkë me respektin e botës për vendin tonë të mrekullueshëm.