Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 37-vjeçari në Sarandë, përfundon në spital me plagë të shumta


Një 37-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Sarandës ditën e sotme pasi ka marrë plagë të shumta thike në trup.

Mësohet se Leonard Poçi është plagosur me thikë në qafë, shpinë dhe duar, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalitë të Sarandës.

Raportohet se 37-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Më 1 mars të vitit 2023, Poçi u arrestua pasi iu gjet një sasi e vogël  “cannabis sativa”.

Në maj të vitit 2021, ai u vu në pranga për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë.

Gjithashtu, 37-vjeçari u arrestua në qershor të vitit 2017 pasi vodhi një celular, ndërsa në qershor të vitit 2015, vodhi sende në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së tij.